Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në prag të Festës së Flamurit, gjatë vizitës në Linz të Austrisë ka marr pjesë në ngjarjen së organizuar nga Unioni i femrave shqiptare në diasporë ku u shfaq filmi “Zgjoi” dhe u nderua me mirënjohje Fahrije Hoti.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se bashkë me eurodeputeten Theresa Muigg, kryetaren e shoqatës, Adriana Sherifi dhe Evelina Glockner, drejtoreshë për integrime, biseduam paraprakisht për kontributin e jashtëzakonshëm të vajzave e grave për familjen dhe shoqërinë, për rëndësinë e ofrimit të mundësive për vajzat e gratë dhe avancimin e pozitës së tyre.
Fahrije, është një nga shembujt e shumtë të grave trime e të zonjat, triumfit të grave, suksesit të arritur me punë, vetmohim e këmbëngulje.
Gratë e Krushës, nga një tregim i dhimbjes e vuajtjes, janë kthyer në një tregim suksesi.






