Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person të dyshuar për falsifikim të parasë

Nën 27, 2022

Një ankues pronar i një dyqani në fshatin Qitak të Skenderajt, ka raportuar se një person i dyshuari kishte bërë pagesën me një bankënotë prej pesëdhjetë euro (50) të falsifikuara dhe ishte larguar nga dyqani. Bankënota prej pesëdhjetë eurove (50) euro, është fotografuar, evidentuar dhe sekuestruar në vendin e ngjarjes nga njësia e Forenzikës.

Pas veprimeve të ndërmarra hetimore dhe dyshimeve të bazuara hetuesit e Stacionit Policor në Skenderaj, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar L. U.,19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të gjitha veprimet hetimore janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘Falsifikim i parasë”. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM