Build Skills with our trainings

Sign up now!

Festa e Nëntorit bashkon Filharmoninë e Kosovës dhe Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, Tiranë

Nën 28, 2022

Festa e Nëntorit ka bashkuar në Tiranë dy institucione qendrore të kulturës, Filharmoninë e Kosovës dhe Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit – Tiranë, në shënim të përbashkët të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me titullin “Dua më shumë Shqipërinë”, mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza” u mbajt koncerti me vepra të përzgjedhura të literaturës muzikore shqiptare. Kori i Filharmonisë, Kori e Orkestra e TKOB dhe Kori i fëmijëve në drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi dhe me pjesëmarrjen e solistëve nga Shqipëria dhe Kosova: Josif Gjipali (tenor), Kastriot Tusha (tenor), Vikena Kamenica (mexosoprano), Adelina Paloja (soprano), Besa Llugiqi (soprano), Liridon Sadriu (tenor), Xhieldo Hyseni (bas) dhe aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi përpara qindra të pranishmëve sollën emocione me programin e përzgjedhur, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM