Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Dita e Flamurit dhe përvjetori i pavarësisë së Shqipërisë, të shenjta për të gjithë shqiptarët

Nën 28, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 110- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Vlorë.

Presidentja Osmani, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryeministrin Edi Rama, kanë marrë pjesë në ngritjen e flamurit kuq e zi dhe kanë vendosur kurora lulesh në varrin memorial të Ismail Qemalit.

Ditën e Flamurit dhe përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, presidentja Osmani i ka cilësuar të shenjta për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen ata.

“Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit, janë ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. E nderuar të jem sot në Vlorë krahas liderëve shtetërorë e institucional të Kosovës dhe Shqipërisë, për ta kremtuar këtë ditë të shenjtë për ne”, ka theksuar Osmani.

“Që prej Gjergj Kastrioti- Skënderbeut, Ismajl Qemajlit, Hasan Prishtinës e Isa Boletinit, e deri te presidenti historik Ibrahim Rugova dhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari – një ëndërr dhe një ideal kishim. Sot, Kosovë e Shqipëri, bashkërisht në Vlorë, kujtojmë në këtë 110 vjetor, gra e burra, të cilët e bën të mundshme projektin e shteteve tona të pavarura”, është shprehur presidentja Osmani, duke uruar të gjithë shqiptarët në Ditën e Flamurit dhe atë të Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas saj, patriotë nga Kosova dhe Shqipëria kishin një ideal, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM