Build Skills with our trainings

Sign up now!

Community College Initiative (CCI) Program është duke pranuar aplikime për vitin akademik 2023-2024

Nën 29, 2022

A keni diplomuar nga shkolla e mesme, jeni duke studiuar në universitet, apo jeni profesionist nga komunat e Gjakovës, Junikut, Deçanit, Pejës, Istogut, apo Zubin Potokut?

A jeni të interesuar të studioni Media Digjitale dhe Komunikim për një vit akademik në një kolegj komuniteti amerikan?

Një mundësi e jashtëzakonshme për ju ka arritur! Community College Initiative (CCI) Program është duke pranuar aplikime për vitin akademik 2023-2024, dhe konkursi do të jetë i hapur deri me 16 janar 2023. Për të mësuar mbi programin, kriteret për aplikim, dhe për tu qasur në formën e aplikimit, ju lutem vizitoni: https://kosova.americancouncils.org/cci-en

Community College Initiative (CCI) Program, i sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan u ofron mundësi individëve nga Kosova të zhvillojnë aftësitë e tyre të udhëheqësisë, të aftësohen profesionalisht dhe të zhvillojnë njohuritë e gjuhës angleze, duke studiuar në një kolegj komuniteti në Shtetet e Bashkuara. Programi CCI u ofron pjesëmarrësve nga zonat e nënshërbyera dhe grupeve të papërfaqësuara një program akademik një vjeçar, jo të grades, në një kolegj të komunitetit amerikan. Që nga themelimi i programit në 2007, 75 kolegje të komunitetit kanë pritur mbi 3,500 pjesëmarrës të CCI nga 24 shtete të botës.

American Councils Kosova 

E-mail: cci.ks@americancouncils.org 

Tel: +383 38 226 255

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM