Stacioni policor Veriu, që ndodhej në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, është zhvendosur në objekt të ri në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Eventi zyrtar është organizuar për inagurimin e objektit, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, respektivisht nga menaxhmenti i stacionit Veriu.
Në këtë event drejtori i Drejtorisë Rajonale, nënkolonel Fehmi Xhata dhe stafi i tij, pritën të ftuarit, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama me përfaqësues të Komunës së Prishtinës si dhe deputetin, Mefail Bajqinovci, përfaqësues nga Komisioni Parlamentar për Siguri
Gjatë fjalimeve të gjithë pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë, në të gjitha fushat, ku qëllim të përbashkët kishin sigurinë dhe shërbime më cilësore për qytetarët, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.