Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu: Jam dhe vazhdoj të jem me të gjithë ata zëra që angazhohen në kauzën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Nën 30, 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar rolin dhe përkushtimin e shoqërisë civile, partnerëve vendor dhe ndërkombëtar në kauzën e përbashkët për trajtimin e rasteve të dhunës.

Në një fjalë rasti në tryezën me temë: “Dhuna ndaj vajzave –Drejt parandalimit dhe reagimit efektiv”, e organizuar nga koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, UNICEF dhe UN Women, Ministrja Haxhiu tha se përbashkimi në këtë kauzë të drejtë dhe të domosdoshme na bënë më të fortë, të pandalshëm dhe të suksesshëm në betejën kundër dhunës me bazë gjinore.

“Si Ministre e Drejtësisë, që nga pranimi i këtij mandati, jam dhe do të vazhdoj të jem bashkë me të gjithë ata zëra, që angazhohen në përmirësimin e kësaj situate. Jam e vetëdijshme që pozita në institucionin të cilën e drejtoj më jep edhe më shumë mundësi edhe më shumë kompetencë që të orientoj politikat përmes nismave ligjore në këtë drejtim. Jam bashkë me ju edhe në thirrjet tjera ndaj institucioneve si policia, gjykata e prokuroria, të cilat duhet të zgjohen, misioni i vetëm i të cilëve është që të veprojnë. Të veprojnë në bazë të ligjit, dhe kompetencave që kanë”, tha ministrja e Drejtësisë.

Ministrja Haxhiu tha se me përkushtimin aktiv të shoqërisë civile, dhe sot me institucionet e Republikës, është rritur angazhimi në ngritjen dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të institucioneve, që të kenë vëmendjen e merituar ndaj dhunës si fenomen, ndaj vajzave dhe grave, ndaj viktimave, dhe të ketë drejtësi për ato.

Në këtë tryezë, ministrja Haxhiu tha se për herë të parë, Ministria e Drejtësisë, ka marrë përsipër organizimin e fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, pas një partneriteti të mirëfilltë me organizatat e shoqërisë civile drejt angazhimit institucional në këtë drejtim, për të treguar edhe seriozitetin tonë qytetarë e institucional edhe ndaj institucioneve të tjera që nuk po veprojnë sa duhet e siç duhet, sikurse edhe ndaj personave të papërgjegjshëm dhunues.

Ministrja Haxhiu foli lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë, për trajtimin e viktimave të dhunës, si dhe masat që së shpejti do të hyjnë në fuqi përmes Kodit Penal, ndaj dhunuesve, iniciativa këto që do të kontribuojnë që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore të minimizohet, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM