SOS Fshati njofton se në këtë fundvit, si çdo vit tanimë kanë filluar me fushatën e kartolinave, fushatë kjo që kontribuon në kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve pa përkudjes prindëror dhe në rrezik të braktisjes.
Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella. Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.
Për këto festa të fundvitit, shkruajuni atyre që kanë lënë gjurmë në jetën e juaj përmes kartolinave të fundvitit të SOS Fshatrave. Zgjidhni motivin nga katalogu ynë, shpërndaj dashni e shpresë për këtë fundvit. #Uro familjen, miqtë e kolegët e punës dhe #dhuro për fëmijët, thuhet në postimin në Facebook të SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.
Për të porositur kartolinat ju mund të na:
Shkruani/thirrni në numrin +38344160893,
konakatoni në emailin 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐧𝐝.𝐣𝐮𝐧𝐢𝐤𝐮@𝐬𝐨𝐬𝐤𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚.𝐨𝐫𝐠, ose
Të na shkruani në rrjetet tona sociale (Facebook/Instagram); dhe mund të na vizitoni personalisht në SOS Fshat në Velani dhe të zgjidhni kartolinat dhe të dhuroni në misionin tonë.
E çmimi i një kartolinë vazhdon të jetë simbolik për vetëm 𝟎.𝟖𝟎 𝐜𝐞𝐧𝐭.
#UroEDhuro sepse pak nga ju vlen shumë për ne!