Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu: Dhuna e përshkallëzuar në femicid është shqetësimi që kërkon veprime të menjëhershme institucionale

Dhj 1, 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka mbledhur Grupin e ngushtë Ndërministror, me qëllim të raportimit për së afërmi me secilin veprim institucional për rastin e gruas shtatzëne, e cila u vra dje nga ish-bashkëshorti i saj, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë takim ishin : Edi Gusia nga Agjencia për Barazi Gjinore, Adile Shaqiri nga Ministria e Financave, Punës dhe Tranfereve, Arbnesh Ajvazi nga Policia e Kosovës, Lorik Lipoveci – MPB, Drin Podrimqaku nga MSH, ndërsa nuk i janë përgjigjur ftesës përfaqësues nga gjykata dhe prokuroria.

Pas përfundimit të takimit, Ministrja Haxhiu në një konferencë për media, foli rreth përgjegjësive institucionale karshi trajtimit të rastit të gruas së vrarë.

“Me urgjencë kemi mbledhur grupin ndërministror kemi diskutuar për veprimet ndërinstitucionale në raport më këtë rast. Sipas informatave nga policia, viktima kishte raportuar në korrik të këtij viti të dyshuarin për dhunë psikike dhe fizike dhe prokuroria e kishte liruar në procedurë të rregullt. Është një papërgjegjësi institucionale, është një papërgjegjësi e prokurorit të rastit sepse ne në vazhdimësi po bëjmë thirrje që të mbrojnë jetërat e grave dhe vajzat”, u shpreh ministrja.

Sipas Ministres, në momentin që do të verifikohet dështimi institucional, në lidhje me rastin e vrasjes së gruas shtatzënë, personi përgjegjës do të jap dorëheqje.

“Të gjithë ne jemi që jemi, kemi përgjegjësi në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kompetencat janë të ndara, pro ju garantoj se nëse shohim se ka dështuar dikush, do të ketë dorëheqje, do të ketë shkarkim”, tha ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu ndër tjerash tha se gjatë takimit të sotëm të grupit ndërministror, nuk kanë qenë të pranishëm as përfaqësuesit gjyqësorit dhe as të prokurorisë.

“Fatkeqësisht as prokuroria e as gjykata, pra as përfaqësuesi nga prokuroria e as përfaqësuesi nga gjyqësori s’kanë qenë të pranishëm. Në fakt do të duhej të kishin më shumë ndërgjegje edhe morale edhe njerëzore e profesionale. S’kam koment për veprimet e tyre”, tha ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu deklaroi se me reformën në drejtësi – nuk do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë që nuk do t’i kryejnë detyrat e tyre, thuhet në postimin në Facebook të MD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM