Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Vrasja e gruas shtatzënë, dështim i mekanizmave mbrojtës të shtetit

Dhj 1, 2022

Mbrëmë rreth orës 18:00 në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë që është në kuadër të QKUK-së, është ekzekutuar H. M., 35 – vjeçare nga një person që dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i saj S. H. dhe i cili ende nuk është arrestuar apo e dorëzuar në Polici. E ndjera H. M ishte vendosur në Klinikën e Gjinekologjisë ku pritej të lind së shpejti.

Vetëm pasi ndodhi krimi u mësua se e ndjera H. M ishte dhunuar fizikisht nga ish bashkëshorti sikur që ishte kërcënuar me jetë prandaj ishte vendosur në regjimin e mbrojtjes nga shteti për faktin se rasti ishte denoncuar disa herë në polici. Këto janë informata zyrtare nga Prokurori që merret me rastin sikur edhe dëshmi nga familjarët e të ndjerës H. M. 

KMDLNj e gjykon këtë rast si shkelje flagrante e të drejtës kryesore të njeriut,të drejtës për jetë mbi të cilën ndërtohen të gjitha të drejtat tjera.

KMDLNj vlerëson se vrasja e H. M është pasojë e drejtëpërdrejtë e dështimit të mekanizmave mbrojtës të shtetit të cilat, përkundër faktit se kanë qenë të informuara për rastin në vend se të marrin masa për mbrojtje efektive të viktimës së ekzekutuar H. M janë mjaftuar me masa të përkohshme, të buta e që e kanë inkurajuar dorasin ta bëjë këtë krim në vend ta parandalojnë atë.

KMDLNj kërkon dhe pret që Policia e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur të arrestojë të dyshuarin për vrasjen e H. M  dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjes ta nxjerrin para organeve të drejtësisë.

KMDLNj thrret të gjithë qytetarët që të informojnë Policinë e Kosovës në rast se kanë dijeni për vendndodhjen e dorasit në mënyrë që të arrestohet sa më parë.

KMDLNj-kundërshton fuqishëm deklaratat nxitëse dhe shpërdoruese të politikanëve që duke keqpërdorur viktimat, edhe aty duan të përfitojnë politikisht.

Politikanët nuk duhet të ndërhyjnë në punët e hetuesisë dhe drejtësisë përmes deklaratave të një folklori politik. Vetëm organet e drejtësisë kanë detyrim dhe kompetencë që pasi të përfundojnë hetimet të marrin një vendim në bazë të provave të proceduara.

KMDLNj kërkon të bëhen hetimet se cilat hallka të zingjirit institucional përgjegjëse për jetën e të ndjerës H. M  kanë dështuar dhe në përputhje me këtë të merren masa konkrete në bazë të shkallës së përgjegjësisë.

KMDLNj konstaton se dhuna ndaj femrave është e shprehur në të gjitha format e saj që nga kërcënimi, shantazhimi, dhuna fizike dhe vrasja.

Është një dukuri e dhunës ndaj femrave që bëhet në mënyrë të sofistikuar dhe në bashkërenditje të strukturave të organizuara kriminale me qëllim t’iu merret e drejta e kujdestarisë ndaj fëmijëve, përjashtim nga e drejta për trashëgimi, duke i vendosur femrat në institucionet tepër të mbyllura shëndetësore, kinse për çrregullime të rënda mendore ku informatat janë krejtësisht të mbyllura dhe mbahen  larg nga publiku deri në kohën kur përfundon puna. 

KMDLNj është duke monitoruar një rast të tillë ku dyshohet se ka shkelje të drejtave të njeriut.

KMDLNj vlerëson se po të ishte respektuar dhe mbikëqyrur urdhëri për mbrojtje do të kishte siguri më të madhe për të ndjerën H. M.

Dhe, lëshimi më i madh është bërë për faktin se të dyshuarit nuk i ishte vendosur unaza elektronike, baza juridike për të për të cilën ekziston e që parashihet me Ligj që ishte miratuar para dy vjetëve. Zinxhiri i përgjigjesisë është i gjatë dhe çështja nuk përmbyllet me arrestimin e të dyshuarit për vrasje, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM