Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Përkushtim i Qeverisë në respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara

Dhj 1, 2022

Synimi i Qeverisë së Kosovës është të ofroj mundësi të barabarta për të gjithë, si parakusht për dinjitetin njerëzor dhe pjesëmarrje të barabartë në shoqëri, tha kryeministri Kurti, në takimin me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, organizatë ombrellë e organizatave të personave me aftësi të kufizuar.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë për mbrojtjen dhe jetësimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi, e në veçanti respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Përfaqësuesit e organizatave u shprehën mirënjohës për bashkëpunimin me institucionet dhe angazhimin e kryeministrit Kurti për ngritje të mirëqenies për personat me aftësi të kufizuar.

Duke biseduar për veprimet e ndërmarra nga Qeveria gjatë vitit 2022 si Vit i Personave me Aftësi të Kufizuar, u veçua Masa 1.6. – Mbështetja e punësimit të personave me nevoja të veçanta, krijimi i Sintezës Vokale në Gjuhën Shqipe, qasja në dokumente në shkrimin Braille brenda Zyrës së Kryeministrit për personat e verbër, mbështetja e dhënë për programet trajnuese për sportistë për Komitetin Paralimpik të Kosovës si dhe Federatën e Sportit për të Verbër.

Për përmirësimin e edukimit për fëmijët, u veçua punësimi i rreth 100 asistentëve në shkolla në të gjithë vendin për fëmijët me nevoja të veçanta gjatë këtij viti, si dhe ndarja e buxhetit nga Qeveria për vitin 2023 për 500 fëmijë me nevoja të veçanta.

U theksua angazhimi për infrastrukturë ligjore të përshtatshme, duke veçuar inicimin e procesit të amandamentimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës për përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, puna në hartimin e Projektligjit për Vlerësimin, Njohjen e Statusit, Përfitimet dhe Shërbimet për Personat me Aftësi të Kufizuar, si dhe Udhëzimi Administrativ i miratuar nga Qeveria për caktimin e Listës, Llojeve dhe Pajisjeve Ndihmesë që ofrohen falas për Personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik, që shërbejnë për Lëvizje, Parandalim dhe Asistim.

Vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe organizatave, për rritjen e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara u ritheksua në këtë takim të përbashkët me Kryetarin e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, Bujar Kadriu, drejtorin ekzekutiv të Shoqatës Kosovare të të Shurdhërve, Enver Kurtalani dhe Drejtoreshën Ekzekutive të Down Syndrome Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM