Build Skills with our trainings

Sign up now!

BE mirëpret reformën zgjedhore, inkurajon ligjvënësit të miratojnë ndryshime në ligjet përkatëse

Dhj 2, 2022

Misioni Përcjellës i Zgjedhjeve i BE-së (EFM), i vendosur në Kosovë që nga 14 nëntori 2022, prezantoi sot gjetjet e tij preliminare mbi progresin e deritanishëm në implementimin e rekomandimeve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së.

“Ne e mirëpresim progresin në fushën e financimit të fushatës dhe jemi të inkurajuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për finalizimin e rishikimit të rregulloreve të tij. BE-ja fton më tej ligjvënësit që të adresojnë rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve me një konsensus të gjerë dhe vullnet politik.

 

E inkurajoj Komisionin Ad-Hoc të Kuvendit të Kosovës për Reformën Zgjedhore që të vazhdojë angazhimin me të gjitha palët e interesuara në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, për të ndërtuar një nivel më të madh të besimit publik në procesin zgjedhor”, tha shefi i Misionit Përcjellës të Zgjedhjeve i BE-së, Lukas Mandl.

BE-ja në Kosovë monitoron vazhdimisht zbatimin e rekomandimeve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së.

“Puna për përmirësimin e procesit zgjedhor ka filluar dhe ne duam të shohim që ajo të çojë në përfundimin e reformës zgjedhore, e cila është pjesë e rëndësishme e procesit të integrimit evropian të Kosovës”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve 2021 ofroi 23 rekomandime, duke përfshirë gjashtë prioritare, duke u fokusuar, ndër të tjera, në regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, financimin e partive dhe fushatave, mediat dhe fushatën online, si dhe qartësimin e dispozitave për zgjidhjet e kontesteve zgjedhore.

“Shumë nga rekomandimet e vitit 2021 janë të ngjashme me ato të ofruara nga misionet e mëparshme të BE-së, dhe ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në proceset demokratike zgjedhore në Kosovë duke ndihmuar në përmirësimin e kornizës zgjedhore”, tha Mandl.

Misioni Përcjellës i Zgjedhjeve i BE-së, i kryesuar nga Lukas Mandl, deputet i Parlamentit Evropian dhe Shef i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së për zgjedhjet komunale të vitit 2021, u vendos në Kosovë më 14 nëntor. Objektivat kryesore të këtij misioni janë të vlerësojë shkallën në të cilën janë zbatuar rekomandimet e BE-së për përmirësimin e kornizës zgjedhore, si dhe të diskutojë mënyrat për të arritur progres të mëtejshëm në reformën zgjedhore. Misioni do të qëndrojë në Kosovë deri më 8 dhjetor.

EFM u takua me përfaqësues të Komisionit Ad Hoc të Kuvendit për Reformën Zgjedhore, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komisionit të Pavarur për Media, partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe komunitetin ndërkombëtar. Një raport përfundimtar gjithëpërfshirës i Misionit Përcjellës të Zgjedhjeve të BE-së do të publikohet në javët e ardhshme, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së BE në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM