Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marr pjesë në Forumin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC+WB) të mbajtur në Vjenë
Mehaj para homologêve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor ka thënë se Kosova si gjithmonë angazhohet maksimalisht për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global
Ndër të tjera, ministri Mehajtheksoi se forumi përkatës ishte një mundësi e shkëlqyer për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të ndajmë interesat dhe qëllimet tona duke qenë së bashku në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.