Gjatë vizitës zyrtare në Finlandë, Ministri Mehaj së bashku me Gjeneral Hazrollin, Gjenerale Spahiun dhe këshilltaren Liridona Gashi, vizitoi Qendrën Ndërkombëtare për parandalimin dhe luftimin e luftës hibride, Hybrid CoE, pjesë e së cilës janë 32 shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s.
Me anëtarët e sekretariatit të kësaj qendre dhe drejtuesin e saj, Rasmus Hindren, Ministri Mehaj diskutoi rreth luftës hibride që po aplikon aktualisht Rusia në shumë drejtime, e nëpërmjet të Serbisë edhe në rajonin e Ballkanit.
Në vazhdim, dy delegacionet u dakorduan që të fillojë bashkëpunimi në shkëmbimin e informatave dhe analizimin e kërcënimeve hibride, gjetjen e strategjisë për mbrojtje dhe parandalimin e aktiviteteve të tilla të cilat cenojnë vlerat demokratike të shteteve.
Të dyja palët ishin të qëndrimit të njëjtë se duhet angazhim dhe strategji e përbashkët për parandalimin dhe luftimin e luftë hibride i cili është kërcënimi serioz që duhet mposhtur, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.