Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar licencat e radhës për federatat sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.
Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Mundjes, Naim Muja dhe kryetarit të Federatës së Triathlonit, Vedat Tërmkolli.
Përgëzime për të dy Federatat dhe suksese në veprimtarinë e tyre, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.