Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është dërguar në vuajtje të denimit, një person i kërkuar nga Suedia për vjedhje të rëndë.
Sot pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, si dhe pas caktimit të masaës së paraburhimit nga gjykata, personi i dyshuar; V.D, mashkull, 30 vjeç, është dërguar në vuajtje të dënimit.
Ai është arrestuar nga zyrtarë të stacionit policor të Fushë Kosovës, të cilët kanë qenë duke u marë me një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në një lokal.
Pas verifikimit të personit të dyshuar, në të dhënat zyrtare i njëjti ka rezultuar se kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, për veprën vjedhje e rëndë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.