Build Skills with our trainings

Sign up now!

MF: Tatimi në pronë mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake

Jan 24, 2023

Pas rritjes së çmimit të tatimit në pronë Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se, bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

Tatimi në pronë është tatim i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.

Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat.

Përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka, thuhet në komunikatën për media e MF-së.

 

Vlerësimi i përgjithshëm kryhet duke u bazuar në vlerën e tregut me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë përdor të dhënat si në vijim:

  • kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet);
  • intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme;
  • anketime të pronarëve të pronave;
  • intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral;
  • vlera të pronave që janë shpronësuar;
  • të dhëna të qirave; dhe
  • të dhëna nga kompani të ndërtimit.

Vlen të theksohet se në vitin tatimor 2023 nuk zbatohet zbritja e përgjithshme për tokat, pasi që tanimë kemi hyrë në vitin e 5-të të tatimimit të tokave. Nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100% të vlerës së vlerësuar, për dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%, ku tokat janë tatimuar me 80% të vlerës së vlerësuar.

 https://tatimineprone-rks.org/mesoni-me-shume-rreth/tatimi-ne-prone/tatimi-ne-toke/

Me rastin e vlerësimit të pronave rezidenciale, duke u bazuar në vlerën e tregut, në vegëzën e mëposhtme mund të gjeni raportet e vlerësimit të pronave rezidenciale për secilën komunë.

 https://tatimineprone-rks.org/publikimet/raportet-dhe-te-tjera/

Për çdo ankesë ndaj vlerës së vlerësuar për pronën tuaj udhëzoheni të drejtoheni pranë Komunës tuaj për të paraqitur ankesë ndaj certifikatës së vlerës së vlerësuar, e cila pastaj shqyrtohet nga Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

 https://tatimineprone-rks.org/forme/forme-ankese-ndaj-certifikates-se-vleres-se-vleresuar/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM