Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Prishtina përfshihet në projektin, vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0- 3 vjeç

Jan 24, 2023

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të jetë i pranishëm në fillimin e programit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 – 3 vjeç, pjesë e të cilit projekt do të bëhet edhe Komuna e Prishtinës.

Takimi me përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës do të mbahet në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, në ora:11.30.

– Kronologji

Programi i vizitave në shtëpi për kujdes ndaj nënës dhe fëmijës fillimisht ka filluar si pilot program në vitin 2013. Në të njëjtin vit, është mbajtur konferenca nacionale për vizitat në shtëpi nga MSh në bashkëpunim me UNICEF-in.

Duke vlerësuar rëndësinë e këtyre vizitave për shëndetin, mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës në këtë proces janë përfshirë edhe sektorët tjerë relevant dhe të domosdoshëm siç janë sektori i arsimit dhe mirëqenia sociale.

Programi i vizitave në shtëpi për nëna dhe fëmijë ofron shërbime shëndetësore dhe këshilluese për shtatzëna, lehona, të porsalindur(prej ditës së tretë pas lindjes) dhe fëmijë deri në moshën tri vjeçare.

Në mbështetje të këtij programi është ofruar bashkëpunimi nga UNICEF-i dhe në vitin 2015 është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në periudhë tre vjeçare në mes të MSh dhe UNICEF-it. Këtij programi tani i bashkëngjitet edhe Komuna e Prishtinës.

– Informacione shtesë dhe statistika:

Ministria e Shëndetësisë vit pas viti ka zgjeruar programin në komuna sipas prioriteteve dhe gatishmërisë së komunave për zbatimin e këtij programi. Programi është zbatuar në 25 komuna (deri në dhjetor të vitit 2022).

Në dhjetor të vitit 2022 është bërë përfshirja edhe e 4 komunave të tjera duke shtuar në 29 numrin e komunave që janë duke zbatuar këtë program.

Gjatë vitit 2022, në 25 komuna deri në muajin dhjetor të vitit 2022, janë realizuar 37 mijë e 335 vizita në shtëpi. Prej tyre:

  • 31815 vizitave në shtëpi për fëmijë të realizuara;
  • 5520 vizita për gra shtatzëna të realizuara;
  • 1538 vizita për fëmijë të komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian të realizuara;
  • 327 fëmijë gjatë vizitave të referuar te specialistët tjerë;
  • 23 fëmijë janë identifikuar me ngecje në zhvillim dhe të referuar (nga kontrollet gjatë vizitës në shtëpi;
  • 1219 raste sociale të identifikuara dhe të referuara;
  • 3 raste të dhunës të identifikuar (nga observimi gjatë vizitës në shtëpi)

Përmes këtij programi janë identifikuar shumë fëmijë të pa vaksinuar, me ngecje në zhvillim, identifikim i depresionit postpartal tek lehonat si dhe rastet të cilat kanë pas nevojë për referim dhe trajtim të mëtutjeshëm.

Ministria e Shëndetësisë e udhëheq këtë program dhe me mbështetje logjistike nga UNICEF-i ( pajisjet për fillim të programit, trajnimet për profesionistët shëndetësor dhe mbështetjet e punëtorive të grupit punues dhe mbështetje të punëtorive për hartimin e dokumenteve relevante për këtë program).

– 3.4 milionë euro nga granti specifik për shëndetësinë primare për projektin

Për herë të parë vitin e kaluar në kuadër të Grantit specifik për shëndetësinë primare janë buxhetuar vizitat në shtëpi për kujdes ndaj nënës dhe fëmijës me vlerë prej 3.4 milionë euro.

Po ashtu në Planin e Veprimit për vizitat në shtëpi, nga Ministria e Shëndetësisë është përcaktuar aktiviteti për sigurimin e automjeteve për ofrimin e shërbimeve të vizitave në shtëpi për kujdes për nëna dhe fëmijë, vaksinimi, kujdes paliativ në 38 komuna përmes financimit shtesë nga huamarrja/Banka Botërore, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM