Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria emëron anëtarët e Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve

Jan 25, 2023

Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 121-të në të cilën u aprovua programi Legjislativ i Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, i cili parasheh që gjatë këtij viti qeveria do të përgatisë dhe procedojë 100 projektligje në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

U miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin për Lirinë Fetare me të cilin ndër të tjerash synohet të rregullohet Statusi Juridik i Bashkësive fetare në Kosovë.

U emëruan anëtarët e Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve me përbërjen si në vijim:

-Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI):

Valbona Fetiu Mjeku, Muhamer Ibriqi

-Përfaqësues i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve

Ferdeze Agaj Mehmeti.

-Përfaqësues i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Valmira Sejdiu.

-Përfaqësues i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve:

Leunora Zylfijaj Ahmeti.

-Përfaqësues i ministrive tjera relevante:

Albana Sahiti Morina- Ministria e Shëndetësisë.

-Përfaqësues të universiteteve:

Ramadan Duraku – Universiteti “Hasan Prishtina”- Prishtinë;

Driton Sylqa -Universiteti ” Haxhi Zeka” -Pejë.

-Përfaqësues të organizatave të partnerëve socialë:

Besim Mustafa-Oda Ekonomike e Kosovës;

Bedri Xhafa- Oda Ekonomike Gjermano Kosovare.

-Përfaqësues të OJQ-ve për arsim dhe aftësim:

Afrim Gjelaj- KIMERK/MIRECK.

-Përfaqësues të ofruesve të arsimit dhe aftësimit nga sektori privat:

Driton Hapçiu -Cacttus Education.

-Përfaqësues për nxënësit me nevoja të veçanta:

Rrustem Gashi-Handikos.

U aprovua kërkesa për bartje të së drejtës së shfrytëzimit dhe ndryshimit të shfrytëzuesit të parcelave kadastrale që ndodhën në Komunën e Rahovecit, Kramovik dhe Petkovic, në dobi të interesit publik për periudhë tridhjetë (30) vjeçare, me qëllim të rritjes së kapaciteteve energjetike me burime të ripërtëritshme.

U miratua kërkesa për shpronësim të pronave në Kryshevc të Komunës së Obiliqit dhe në Fushë Kosovë për ndërtimin e Parkut me Panele Solare me kapacitet prej 100 MW.

U bë plotësim-ndryshimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 11/68 të datës 23.03.2022 për formimin e Komisionit për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike. Me këtë vendim ndryshohet dhe plotësohet pika 2 e vendimit, sipas të cilës Muhamet Thaçi nga Ministria e Mbrojtjes zëvendësohet me nënkolonel Fidaim Elshanin.  Gjithashtu Elmaze Pireva nga Ministria e Punëve të Jashtme  zëvendësohet me Shkëlzen Morinën po nga kjo ministri.

U bë gjithashtu, plotësim-ndryshimi i Vendimit të Qeverisë Nr. 10/104, të datës 10.08.2016, sipas të cilit ndryshim, Zenel Leku caktohet kryetar i Komisionit.

U miratua Koncept-dokumenti për Akademinë e Drejtësisë i cili analizon funksionimin e Akademisë së Drejtësisë. Sipas koncept-dokumentit rekomandohet hartimi i Ligjit të ri për Akademinë e Drejtësisë e cila do të funksionojë e pavarur dhe do të udhëhiqet nga një Këshill Drejtues i pavarur që do të emërohet sipas Ligjit.

U miratua nisma për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, e përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike për Projektin “Qëndrueshmëria Klimatike në Sektorin e Ujit në Kosovë”.

U miratua nisma për negocimin e Amendamentit të “Marrëveshjes së Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit” ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ky amendament i Marrëveshjes do të zbatohet në prokurimin e aktiviteteve të shërbimeve shëndetësore klinike të financuara nga fondet publike dhe është në përputhje edhe me ndryshimet ligjore në këtë fushë në Mbretërinë e Bashkuar.

U miratua edhe ndryshimi i pasqyrave të ndarjeve buxhetore në Ligjin për Buxhetin 2023, në mënyrë që të sigurohet shlyerja e detyrimeve financiare të organizatave buxhetore ndaj operatorëve gjatë vitit 2022.

U miratuan pasqyrat e përgjithshme financiare të shpenzimit të Buxhetit për vitin e kaluar, që do t’i paraprijnë Raportit të përgjithshëm të realizimit dhe shpenzimit të buxhetit 2022.

U vazhdua shtesa prej 50 euro për muajin janar për punëtorët e sektorit publik, në kuadër të Pakos së Përballjes me Inflacionin, sikurse u vazhdua shtesa për punëtorët shëndetësorë edhe për muajin janar.

U miratua vendimi i ri për Masat emergjente në furnizim me energjinë elektrike, të ngjashëm me vendimin e kaluar.

U miratua Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar.

Në fund, u miratua dhe vendimi përfundimtar për shpronësim për realizimin e projektit të “Varrezave të Qytetit” në Komunën e Podujevës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM