Build Skills with our trainings

Sign up now!

U.D. drejtor i përgjithshëm i ShSKUK emërohet Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj

Jan 26, 2023

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se Bordi Drejtues i ShSKUK-së, në mbledhjen urgjente të mbajtur me datë 26.01.2023, ka shqyrtuar letër- dorëheqjen e u.d. drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, me numër protokolli 289, të datës 26.01.2023, dhe të njëjtën e ka miratuar.

Po ashtu, ShSKUK njofton se bazuar në kompetencat e veta Bordi Drejtues i SHSKUK-së, ka emëruar zëvendësuesin e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Narqize Arenliu-Hoxhaj.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së, me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi, e falënderon për bashkëpunimin e treguar, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM