Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia- Hoxhaj: Rritja e buxhetit të shëndetësisë duhet të reflektojë në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët

Jan 27, 2023

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia vizitoi ShSKUK-në me ç ‘rast uroi U.D. drejtoreshën, Dr. Narqize Arenliu – Hoxhaj për detyrën e re. Ministri Vitia e siguroi Dr. Arenliu – Hoxhaj se do ta ketë gjithë mbështetjen në kuadër të kompetencave ligjore.

Gjatë këtij takimi Ministri Vitia tha se përmirësimi i shërbimeve shëndetësore është mision i përbashkët, pavarësisht se detyrat dhe përgjegjësitë janë të ndara.

“Ju siguroj se do të keni përkrahjen time maksimale në punët që na presin bashkërisht për të përmirësuar shërbimet dhe rritur kapacitetet në ShSKUK”, tha ministri Vitia.

Nga ana e saj, U.D. drejtoresha Narqize Arenliu – Hoxhaj, e falënderoi ministrin Vitia për vizitën dhe përkrahjen në detyrën e saj të re.

Ministria Vitia, në takimin ku pjesëmarrëse ishte edhe udhëheqësja e Bordit të ShSKUK-së, Dr. Aida Rexhepi dhe anëtarja e Bordit, Dr. Agreta Gecaj, theksoi se rritja e buxhetit të shëndetësisë duhet të reflektojë në mënyrë të shpejtë edhe në ngritjen e performancës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Në fund të takimit, ministri Vitia dhe drejtoresha Arenliu – Hoxhaj u pajtuan për shtimin e dinamikës së punës dhe se brenda këtij viti prej ndryshime pozitive në shërbimet që ofron ShSKUK-së, gjë që do të reflektohet edhe me forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike shëndetësore, thuhet  në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM