Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, është mbajtur takimi me përfaqësues qeveritarë, liderë politikë dhe të shoqërisë civile në të cilin është diskutuar për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier në postimin e tij në Twitter ka thënë se sot mbajtëm një seancë dëgjimore për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Mirënjohës ndaj palëve të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre.
Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut.