Komuna e Prishtinës njofton se me rastin e 15 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të mbahet koncerti i Morcheeba Band.
Koncerti do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, duke filluar nga ora 20:00.
Para performancës së Morcheeba në skenë, warm-up artistët La Fazani dhe Shpat Deda me performancat e tyre elektrizuese, të shoqëruar nga grupet e tyre të talentuara. Këta artistë do të na argëtojnë dhe do të sigurohen që publiku të jetë në frymën e duhur për të shijuar plotësisht performancën kryesore.
Pasi Morcheeba të ketë mbaruar performancën, festa do të vazhdojë me DJ ADRIAN, i cili do t’na sjellë hitet më të fundit. Ky koncert premton të jetë një eksperiencë e paharrueshme, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.
Bëhuni gati për të vallëzuar nën ritmin e shkrirjes unike të trip-hop, down-tempo dhe muzikës botërore të Morcheeba, derisa ata performojnë hitet e tyre ikonike.
Pra, ejani, merrni biletat tuaja dhe bashkohuni me ne për një natë me muzikë, vallëzim dhe festë!
Dyert hapen në orën 18:00