Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Përohet objekti i shkollës profesionale “Andrea Durrsaku” në Kamenicë

Jan 31, 2023

Objekti i ri shkollës profesionale “Andrea Durrsaku” në Kamenicë, i cili është përuruar sot, është investim i kompanisë Euro Sky CO nga Shteti i Kuvajtit, me ndërmjetësim të organizatës “Qendresa Kosovare” dhe mbështetjes së Ministrisë se Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Me këtë rast, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku Bërdyna, ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e vendosur në forcimin e arsimit, si bazë për zhvillimin e shoqërisë, ndërsa tha se për të bërë këtë kemi prioritizuar reformën e duhur në të gjitha nivelet e arsimit për vitet në vijim.

“Arsimi dhe aftësimi profesional është shtyllë e rëndësishme e çdo shteti, sepse kontribuon fuqishëm në zhvillimin ekonomiko-social të një shoqërie dhe vendi”, tha zv.ministrja, ndërsa theksoi zotimin për të përafruar kualifikimet e arsimit dhe aftësimit profesional drejt nevojave të tregut të punës përmes inicimit të arsimit dual dhe aktiviteteve te tjera, ndër të cilat fillimi i pilotimit të arsimit dual në katër profile.

Pasi falënderoi donatorët, zv.ministrja Maloku Bërdyna theksoi se ky investim do t’i ofrojë të rinjve të komunës së Kamenicës të zgjedhin nga programet e shkollës “Andrea Durrsaku” dhe në të njëjtën kohë të zhvillohen profesionalisht në hapësirat e kësaj shkolle, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM