Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti: Në Ligjin për Paga, vlera e koeficientit për vitin 2023 është 105 €

Shk 1, 2023

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen 123-të.

Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe miratua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023. Me ndryshimet e miratuara, u përcaktua vlera monetare e koeficientit për pagat në sektorin publik, i cili për vitin 2023 do të jetë 105 euro.

Ky Projektligj do t`i procedohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe miratim.

Prej dhjetorit, kur Kuvendi miratoi Ligjin e Pagave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave, Punës dhe Transfereve, kanë bërë përllogaritjet e nevojshme, klasifikimin e plotë të pozitave sipas Ligjit të ri të Pagave të 82 mijë zyrtarëve publikë. 

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pas këtij procesi voluminoz dhe shumë kompleks, është mbërritur tek vlera e koeficientit për vitin 2023 dhe ai është 105, ndërsa, në janar të vitit 2024, sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, ai do të jetë 110. 

Me këtë ndryshim-plotësim të Ligjit të Buxhetit, i hapet rrugë sistemit të ri të pagave në Republikën e Kosovës prej këtij muaji. 

Kurti tha se me këtë sistem të ri dhe këto vlera të reja të kompensimeve, ne kemi synuar dhe mbërritur disa objektiva bazë: Barazi dhe ndershmëri për pagat mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve. 

Po ashtu, në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, janë mbështetur më së shumti ata që kanë qenë në fund të tabelës, punëtorët e teknikët kudo nëpër administratën tonë qendrore e lokale, do ta kenë trajtimin e tyre dinjitoz dhe të drejtë. 

Ai ka thënë se e reja e këtij sistemi përveç vlerave, që ka sjellë në klasifikimin e kategorive tek zyrtarët publikë, është se për çdo vit do të vlerësohen mundësitë buxhetore dhe do të bëhet ndryshimi i koeficientëve sipas atyre mundësive. 

Pra, pas kësaj, nuk do të ketë më stagnim të pagave të zyrtarëve pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes apo më mirë të themi sipas punës dhe rezultateve, që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

“Për herë të parë fondi i pagave në Republikën e Kosovës, po rritet me 100 milionë euro.

 

Për çdo vit për shkak të punësimit apo lëvizjeve të tjera, fondi i pagave ka pasur rritje apo lëvizje jo më shumë se 20 deri në 25 milionë.

 

Së shpejti, presim që të miratohet në lexim të dytë Ligji për Pagën Minimale, sepse pjesa më e madhe e të punësuarve të qytetarëve tanë, janë në sektorin privat.

 

Po ashtu, në javët në vijim, do të paraqiten edhe skemat e reja të punësimit, meqenëse prioritet i qeverisë është padyshim punësimi, e veçanërisht ai i rinisë”, ka thënë Kurti.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM