Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bën të ditur se me sistemin e ri të pagave është ngushtuar hendeku ndërmjet gradave ashtu që edhe në fillet e shërbimit ndaj atdheut ushtarët e rinj të ndiejnë mbështetjen e qeverisë në rrugëtimin e tyre aspak të lehtë, përplot sfida e shumë fisnik.
Ushtarët meritojnë respekt dhe barazi, ka thënë Mehaj.
Ky është hapi konkret i një qeverie social-demokrate që mbështetë shtyllat e shtetit e të shoqërisë!
Bashkë me zhvillimin ekonomik të vendit pandalshëm do të avancojë edhe ushtria, e bashkë me të do të rriten edhe pagat.
Ushtarët që bartin uniformën e nderit do të trajtohen denjësisht, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.