SBASHK-u bën të ditur se duke pas parasysh që një kohë të gjatë janë angazhuar dhe kanë kërkuar në vazhdimësi që Ligji i pagave të jetësohet dhe pasi falë përkushtimit e angazhimit kishin arritur që të kanë një pozitë sa më të mirë në këtë Ligj dhe bazuar në koeficientet kjo edhe ishte arritur që të punësuarit në sistemin arsimor u ranguan në mes të koeficienteve 30-35%, posaçërisht punonjësve të Arsimit Parauniversitar, e në veçanti punëtorëve teknik dhe administrativ si dhe çerdheve.
Ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila nuk i plotëson pritjet tona por ajo mundëson që mbi 90% e anëtarësisë tonë kanë një rritje page mesatare rreth 100 euro.
Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet e as nevojat duke marr parasysh ngritjet e çmimeve por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillon zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji.
Gjithashtu me qëllim të informimit të saktë të anëtarësisë dhe opinionit të gjerë japim sqarim se në këto faza nuk ka pas asnjë konsultë për caktimin e vlerës së koeficientit dhe as nuk është kërkuar nga asnjë organ pëlqimi ynë.
Pra, SBASHK-u nuk ka ndërmend të dërgojë ankesë te Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, thuhet në komunikatën për media e SBASHK-ut.