Për nder të Pavarësisë, në oborrin e Qeverisë, është bërë ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu së bashku me me presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti si dhe me zëvendëskryeministra dhe ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë marrë pjesë në ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.
“Republika e Kosovës është e përjetshme”, ka thënë presidentja Osmani.