Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është shtuar numri i nënoficerëve profesionist të FSK-së të trajnuar në Qendrën e Arsimit Profesional të Akademisë së FA të Shqipërisë
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë, nënoficerë tanë, së bashku me vëllezërit e motrat e FARSH, përfunduan me sukses Kursin e Avancuar të Nënoficerit, pranë Qendrës së Arsimimit Profesional të Nënoficerëve, në Akademinë e FA të Republikës së Shqipërisë.
Qëllimi i kursit është ngritja e aftësive profesionale të nënoficerëve, me synim që të përgatitë liderë të shkathët për të udhëhequr me trupa.
Së bashku jemi çdoherë më të fortë!