Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU “Prishtina” vazhdon shkyçjen për të gjithë konsumatorët cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit

Shk 20, 2023

KRU “Prishtina” bën të ditur se po vazhdohet me shkyçje nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit.

Për të evituar shkyçjen nga shërbimet e ujit, ju lutemi ndjekni hapat si vijon..

– Paguaj faturën e ujit!

– Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose paguaj ONLINE, pa provizion!

– Tash mund të shkarkoni aplikacionin e-KRUP në IOS dhe Android!

– Aplikacioni e-KRUP në vete ngërthen mënyrën më të lehtë për të bërë pagesa për ujin e shpenzuar, njëherësh kursen edhe kohën tuaj!

Sektori i amvisërisë: Paguaj 10% të borxhit total dhe pjesën e mbetur riprogamoje prej 12-36 muaj.

Sektori i bizneseve: Paguaj 20% të borxhit total dhe pjesën e mbetur riprogramoje prej 12-24 muaj, thuhet në komunikatën për media e KRU Prishtina.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM