Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj- Savola: Bashkëpunim në fushën e sigurisë, trajnimet dhe shkëmbimi i përvojës së Ushtrisë Finlandeze

Shk 20, 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim ministrin e Mbrojtjes në detyrë të Finlandës, Mikko Savola.

Në këtë takim u diskutua rreth situatës aktuale gjeopolitike, ndikimit të agresionit rus në Ukrainë, si dhe situatën e sigurisë në Kosovë, bashkëpunimin me KFOR-in e po ashtu për synimet e përbashkëta për anëtarësim në NATO.

Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë, trajnimet e përbashkëta dimërore ndërmjet dy forcave dhe shkëmbimi i përvojës së Ushtrisë Finlandeze, sa i përket konceptit të rezervës vullnetare, që së shpejti do të jetë formë e shërbimit edhe në ushtrinë tonë.

Me këtë rast, ministri Mehaj, e njoftoi homologun e tij për zhvillimin e FSK-së, implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, si dhe gatishmërinë për të ofruar gjithë ndihmën e nevojshme në misionet e NATO-s, ashtu siç është vepruar duke asistuar në operacionin për evakuimin e refugjatëve afganë, si dhe ofrimin e trajnimeve për ushtarakët ukrainas.

Ministri Mehaj e ritheksoi edhe një herë se: “synimi ynë është që të ofrojmë kontributin tonë në sigurinë e përgjithshme, andaj anëtarësimi në NATO, është objektivi ynë më i rëndësishëm”.

Në anën tjetër, ministri në detyrë, Savola, vlerësoi lartë bashkëpunimin e FSK-së me KFOR-in dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin në një situatë kur synimi për anëtarësim në NATO dhe ruajtja e stabilitetit e paqes mbeten përpjekjet kryesore të angazhimit ditor, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM