Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.
Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Qendra, të mbështetur nga Drejtoria për hetimin e narkotikëve, janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u është gjetë dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike.
Personat e dyshuar janë ndaluar derisa policia po kryente kontrolle rutinë, në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë.
Pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre ëshë iniciuar rast për blerje, posedim, shitje e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge.
Njëri nga personat e dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit po kryejn procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet më tej, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.