Pas kthimit në Kosovë të pjesëtarëve të Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të angazhuar në misionin humanitar të kërkim-shpëtimit, pas tërmetit në Turqi, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur mirënjohje ndaj ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe mjekësore të FSK-së.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier në postimin e tij në Twitter ka thënë se Shtetet e Bashkuara shprehin mirënjohjen e tyre të thellë ndaj ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe mjekësore të FSK-së pas kthimit në Kosovë.
Ekipi i FSK-së kreu operacione të suksesshme të ndihmës në Turqi dhe shpëtoi disa jetë.
SHBA-të janë një partner krenar i FSK-së.