Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se Galeria Kombëtare e Kosovës ka filluar zbatimin e programit të edukimit.
Që fëmijët tanë të kenë sa më shumë çasje në art, nga GKK do të organizohen vizita të rregullta të nxënësve nga shkollat fillore të Prishtinës dhe më gjerë.
Kësaj radhe vizitorë kanë qenë nga shkolla “Model”, “Xhemail Mustafa” dhe “Mihail Grameno”, të cilë panë ekspozitën Çmimi “Muslim Mulliqi” edicioni i 14, dhe u informuan për ngjarjet tjera të GKK-së, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.