Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani dhe Steinmeier pajtohen se propozimi evropian është momentum i veçantë në procesin e dialogut

Shk 21, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë përmbajtësore me Presidentin Federal të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier si pjesë e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm me homologë të shteteve aleate.

Në këtë bisedë telefonike është biseduar për zhvillimet e fundit në rajon, dialogun me Serbinë, marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, si dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Presidenti Steinmeier ka vlerësuar procesin e reformave në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe ka shprehur përkrahje për rrugën euro-atlantike të vendit tonë.

Presidentja Osmani e ka falënderuar Presidentin Steinmeier për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë karshi integrimit të plotë të Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, ndërkaq ka potencuar rëndësinë e ecjes përpara me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, bashkëbiseduesit u pajtuan për momentumin e veçantë që ekziston në këtë proces pas propozimit evropian, të mbështetur edhe nga SHBA-të, ndërkaq presidentja Osmani potencoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM