Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri japonez, Mizuuchi

Shk 22, 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Japonisë, Ryuta Mizuuchi, i cili ia përcolli urimet e Perandorit Naruhito për 15-vjetorin e pavarësisë.

Në takim më ambasadorin Mizuuchi, Presidentja Osmani theksoi se Japonia është një aleate dhe partnere e besueshme e Kosovës.

Presidentja Osmani falënderoi Japoninë për mbështetjen e deritashme, duke potencuar rëndësinë e kësaj mbështetjeje përderisa Kosova vazhdon angazhimin drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Ajo vlerësoi lartë edhe kontributin e Japonisë dhe mbështetjen e ofruar Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit, shëndetësisë, mediave, si dhe mbështetjes së rinisë përmes bursave dhe programeve për shkollim e avancim.

Në takim u diskutua për mundësitë e shumta të intensifikimit të bashkëpunimit bilateral. Presidentja Osmani theksoi se ka potencial të madh për investime të mëtejshme të investitorëve japonez në fusha si teknologjitë e rinovueshme, turizmi malor, infrastrukturë, arsim, teknologji informative dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.

Presidentja Osmani potencoi se Japonia ka qenë dhe mbetet një shtet mik dhe aleat strategjik i Kosovës, ndërsa me ambasadorin Mizuuchi u dakorduan për koordinim të ngushtë drejt hapjes së kapitujve të rinj të bashkëpunimit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM