Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se konceptin e tij për futjen e modulit të arteve marciale ushtarake në planprogramin e kurseve standarde institucionale dhe profesionale në FSK, po e konkretizojmë me kuadrot e para të certifikuara në KDS.
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes pranë Qendrës së Stërvitjes Profesionale është realizuar Kursi i Arteve Marciale Ushtarake.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se kursi ka pjesën teorike dhe praktike ku ushtarakët janë trajnuar në disiplina si luftimi në tokë, luftimi në këmbë, teknikat e thyerjeve, manipulimet me armë, teknikat e shfrytëzimit të armëve dhe mundësive, qëndrimi themelor dhe këndet e lëvizjes, goditje në pjesën e sipërme të trupit, Brazilian Jiu-Jitsu-s etj.
Vazhdojmë tutje me sukseset e radhës!