Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia Kufitare e Kosovës parandalon kontrabandimin e kafshëve nga Serbia

Shk 23, 2023

Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor në teren, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirtit shtetëror, në fshatin Banjë, komuna e Zubin Potokut, kanë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kanë sjellur disa kafshë (dele) në territorin e Republikës së Kosovës.

Njësitet policore kufitare kanë ndërmarr veprime të menjëhershme për trajtimin e këtij rasti të dyshuar të kontrabandës.

Megjithëse kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga Policia, personat e dyshuar duke shfrytëzuar terenin malor në atë zonë kanë depërtuar dhe janë larguar në territorin serb.

Policia e Kosovës ka informuar autoritetet doganore dhe AVUK-un lidhur me rastin për procedura të mëtejme, përderisa në bashkëpunim me Prokurorinë është iniciuar edhe rasti “ kontrabandim me mallra”

Policia Kufitare e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha rasteve të kontrabandës dhe menaxhimin e fikas të kufirit shtetëror të RKS-së, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM