Policia e Kosovës vazhdon realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore. Realizimi i urdhëresave nga organet e drejtësisë vazhdon të jetë një aktivitet i përditshëm i njësiteve policore në përgjithësi e në veçanti edhe i zyrtarëve policorë kufitar.
Zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policisë Kufitare-Veriu në Pikat e Kalimit Kufitar, gjatë periudhës kohore shkurt 2023, ka realizuar 13 urdhëresa ndaj 10 personave kosovarë/shqiptarë dhe 3 personave kosovarë/serbë që kishin urdhëresë aktive nga organet e drejtësisë.
Policia në të gjitha këto raste ka vepruar komform procedurave të parapara ligjore, ku personat e ndaluar janë dërguar pranë organeve të drejtësisë për procedura të më tejme, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.