Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se Kosova është krenare që u rreshtua me botën demokratike kundër agresionit rus. Kosova është e përkushtuar të vazhdojë mbështetjen në kuadër të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, ku jemi anëtar krah për krah me aleatët tanë nga NATO dhe BE.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se regjimet autokratike mbesin kërcnim për paqen kudo në botë, por edhe në rajonin tonë. Serbia me regjimin e saj autokratik mbetet aleati i vetëm i Rusisë në fqinjësinë tonë. Por, edhe ne mbesim të palëkundur në orietimin tonë drejt NATO-së dhe BE-së.
Një vit Luftë në Ukrainë!
Më 24 shkurt 2022 Rusia filloi sulmin e paprovokuar ndaj Ukrainës.
I vetmi “faj” i Ukrainës ishte sepse u përcaktuan që fati i tyre politik të jetë demorkacia, BE dhe NATO.
Edhe pas një viti forcat okupatore ruse vazhdojnë luftën kriminale dhe shkatërrimin e Ukrainës, ndërsa Ukraina vazhdon rezistencën heroike për çlirim të plotë nga okupatori.
Mbesim me besim të plotë se e mira do të triumfojë mbi të keqen dhe se Ukraina do të dalë fitimtare në të drejten e saj dhe popullit të saj.
Lavdi Ukrainës!