Ministria e Mbrojtjes njofton se në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, respektivisht thellimit të partneritetit bilateral me Slloveninë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, atasheu ynë i mbrojtjes në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi, ka filluar angazhimin e tij zyrtar, në cilësi të atasheut jorezident në Slloveni.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, respektivisht thellimit të partneritetit bilateral me Slloveninë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, atasheu ynë i mbrojtjes në Gjermani, nënkolonel Besim Gashi, ka filluar angazhimin e tij zyrtar, në cilësi të atasheut jorezident në Slloveni.
Me këtë rast, në ambasadën e Republikës së Kosovës në Lubjanë, ai u prit nga ambasadori, Valdet Sadiku dhe stafi i tij.
Zgjerimi i rrjetit të atasheve të mbrojtjes në vendet partnere është ndër objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes për fuqizimin e mëtejmë të diplomacisë sonë të mbrojtjes si shumë të rëndësishme në perspektivën zhvillimore të vendit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.