Ministria e Kulturë, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe 31 Bibliotekave Komunale.
Përmes tyre ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 6,451 euro për furnizim me fond librar të çdo biblioteke.
Përveç nënshkrimit të marrëveshjeve, Ministri Çeku zhvilloi bashkëbisedim me përfaqësuesit e Bibliotekave Komunale për punën aktuale që po bëhet në MKRS në fushën e librit, ku ndër të tjera theksoi që shuma e përgjithme e mbështetjes për librin këtë vit është 1 milion euro. Po ashtu u fol për politikat dhe punën e përbashkët drejt zhvillimit të mëtutjeshëm në këtë sektor, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.