Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka nda diploma për 46 studentë të kualifikimit të nivelit të V-të për “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore”. Krahas ndarjes së buxhetit për punësimin e asistentëve, po përgatisin edhe kuadrot.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se si Ministri, e kemi mbështetur zhvillimin e këtij kualifikimi për asistent në mënyrë që të gjithë nxënësit të kenë trajtim të barabartëku ky kualifikim është duke u ofruar në 7 institucione me 180 studentë të regjistruar, në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë dhe në Ferizaj.
Jemi të përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve për nxënësit me nevoja të veçanta.
Po ashtu, po punojmë shumë në zhvillimin e politikave për reformimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional.