Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se sot është data kur u lind para 87 vjetësh Simboli i qëndresës dhe rezistencës kombëtare si dhe Udhëheqësi i lëvizjes për bashkimin e kombit dhe atdheut.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se Baca Adem ishte, është dhe do të jetë gjithmonë burimi më i fuqishëm i frymëzimit për dashurinë, përkushtimin, angazhimin dhe sakrificën deri në vetëmohim.
Bacë, ne ushtria jote do të udhëhiqemi nga shembulli juaj sepse mes nesh je në çdo hap të marshimit tonë përpara.
Neve na udhëheqin Dy Adema.
Njëri në aspektin politik e tjetri në aspektin ushtarak. Adem Demaçi e Adem Jashari!
Urime ditëlindjen Bacë sepse vdekjen e kishe mposhtur me jetën dhe veprën tuaj madhështore, shembull për gjithë popujt liridashës kudo në Botë!