Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic ka njoftuar se sot janë pajtuar se nuk nevojiten diskutime të mëtejme për propozimin e BE-së – “Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Borrell në postimin e tij në Twitter ka thënë se gjatë muajit mars do ta thërras një takim tjetër mes dy liderëve me qëllim finalizimin e diskutimeve për aneksin e zbatimit, i cili do të drejtojë fazën e zbatimit të Marrëveshjes.
Sot kemi bërë disa përparime, por duhet më shumë punë.
Marrëveshja është mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë.