Dogana e Kosovës avancon më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatoreve të autorizuar ekonomik ( OAE).
Në kuadër të kësaj, pas përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu me bashkëpunëtorë ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik për kompaninë kosovare “Albi Commerce” SH.p.k. – Prishtinë /OAE 008.
Kjo kompani merret me importin dhe distribuimin e produkteve ndërkombëtare në vendin tonë. Me këtë rast, kompania i ka përmbushur standardet më të larta qe te përfitojë nga thjeshtëzimet e ndryshme të parashikuara nga legjislacioni doganor (OAE-D); në kuadër të këtij programi dhe konsiderohet si një partner i besueshëm ne procedura doganore.
Dogana e Kosovës është e përkushtuar qe t’ju krijoj lehtësira në procedurë subjekteve të tilla që plotësojnë kriteret e parapara me dispozitat ligjore ne fuqi, tyhuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.