Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në kuadër të objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ngritjes së kapaciteteve të resurseve humane, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka hapur konkurs për plotësimin e 100 vendeve të lira të punës.
Përmes konkursit të shpallur, mundësi punësimi do të kenë 70 infermierë me diplomë bachellor, 15 infermierë me shkollë të mesme, 10 teknikë të rëntgenit me diplomë bachelor, si dhe pesë laborant mjekësor me bachellor.
Ftohen të gjithë të interesuarit/at që të aplikojnë nga data 29.03.2023, deri në dt. 5.04.2023, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.
Kushtet për të aplikuar në konkursin e hapur mund t’i gjeni në vegëzën e mëposhtme.