Partia Demokratike e Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, rikujtojnë nevojën e këtyre personave për mbështetje, trajtim jodiskriminues dhe politika gjithpërfshirëse.
Shoqëria dhe institucionet e kanë për obligim të respektojnë dhe të avancojnë të drejtat e përdoruesve të karrocës, për shkollim, punësim, shërbime shëndetësore, mirëqenie sociale e për çdo fushë tjetër.
Për lëvizje të lirë e pa pengesa! Le të jetë ky synimi ynë për secilin qytetar, pavarësisht kufizimeve që mund t’i kenë, thuhet në postimin në Facebook të PDK-së.