Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksidentit tragjik në Greqi ku disa persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjera janë lënduar si pasojë e një përplasjeje trenash në Greqinë veriore.
Presidentja Osmani u ka shpreh ngushëllime familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre të prekur në këtë fatkeqësi si dhe u ka uruar shërim të shpejt të lënduarave, thuhet në faqen zyrtare të Presidentes së Kosovës.
Zemrat tona janë me popullin e Greqisë pas aksidentit shkatërrues hekurudhor dhe humbjes tragjike të jetëve.
Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe ju urojmë shërim të shpejtë të lënduarve!