Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti dhe Markić diskutojnë për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Kroacisë dhe sigurinë e Evropës dhe rajonit

Mar 2, 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti pritën sot në takim drejtorin e Agjencisë kroate për Siguri dhe Inteligjencë (SOA), Daniel Markic.

Diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë si dy shtete dhe popuj miq e aleatë, për rreziqet e përbashkëta, dhe për sigurinë e kontinentit të Evropës dhe rajonit, e cila është cenuar rëndë pas agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë.

Shkëmbimi i përvojave dhe informacioneve u tha se sjellë dobi të dyanshme për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë.

Në takim u theksua rëndësia dhe gatishmëria për bashkëpunim dhe bashkërendim në shërbim të përpjekjeve stabilizueses për paqe dhe siguri, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM